Me emergjencën e koronavirusit, që ka reduktuar për muaj praninë e njerëzve në ambjente të hapura, derrat e egër kanë pushtuar qytete e fshatra në të gjithë Italinë. Sipas Coldiretit, shoqatës së bujqësisë në Itali, popullata e derrave të egër është rritur me 15 për qind për një total rekord: 2.3 milionë ekzemplarë. Tufat ndërkohë po i afrohen gjithnjë e më shumë banesave dhe shkollave, shkatërrojnë të mbjellat, sulmojnë kafshë të tjera, rrethojnë stalla dhe shkaktojnë aksidente rrugore.