Presidenti Joe Biden ka nënshkruar 10 urdhëra ekzekutivë që kanë si qëllim të intensifikojnë luftën me koronavirusin që ka gjunjëzuar shtetet e bashkuara të amerikës. Vaksinimi do të përshpejtohet dhe testimi do të rritet. Ligje emergjence do të përdoren për të shtuar prodhimin e mjeteve të domosdoshme si maskat. Ndërsa prezantonte planin e tij për koronavirusin, Biden tha se do të duheshin muaj për të mundur pandeminë, por amerika do ta kalonte këtë nëse njerëzit do të ishin të bashkuar.