Top News – Peshku që po shkatërron Mesdheun / Mban toksinë vdekjeprurës, peshkatarët në telashe
15/06/2026 14:29

Në varkën e tij të peshkimit të ankoruar në portin grek të Ierapetrës në Kretën jugperëndimore, Alexis Charlambakis hap gojën e një peshku të sapo kapur për të zbuluar dy dhëmbë të mëdhenj në secilën nofull. "Nëse njëri prej këtyre ju kafshon, do t'ju heqë gishtin plotësisht," tha 43-vjeçari. "Ata janë shkatërrimi i detit. Ata nuk lënë asgjë pas." Prova e dëmit është e dukshme në një kuvertë varke fqinje: një raxha, një kocë e zakonshme dhe një peshk tjetër i kapur në rrjetë atë ditë shihen gjysmë të grisur. Peshku fryrës, një specie pushtuese e ujërave të ngrohta, u pa për herë të parë në ujërat greke rreth 20 vjet më parë dhe po shkakton kaos në industrinë e peshkimit, një shtyllë e eksporteve bujqësore të vendit. Në brigjet e Kretës, ishullit më të madh të Greqisë, peshkatarët po shohin reduktim të peshkut të kapur prej tyre për shkak të kërcënimit Lagocephalus sceleratus me faqe të argjendta, i cili zakonisht arrin midis 40 dhe 60 cm. "Është një peshk që ha gjithçka që i del përpara" thotë peshkatari 65-vjeçar Jannis Jankakis. "Asgjë nuk duket se e shqetëson atë", shton ai. Shpërthimi i këtij peshku në ujërat greke është shembulli më i fundit se si oqeanet që ngrohen po ndryshojnë ekosistemet dhe po përmbysin ekonomitë e tyre të varura. Nga gati 200 speciet e peshkut fryrës që jetojnë në ujërat e ngrohta të botës, tre gjenden aktualisht në pjesën lindore të detit Mesdhe. Shkencëtarët i regjistruan ato për herë të parë në Greqi në qershor 2005. I pranishëm në Detin e Kuq dhe në oqeanet Indian dhe Paqësor, peshku fryrës ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit. Përveç toksinës së tyre të fuqishme që i bën vdekjeprurës për t’u ngrënë, këta peshq kanë një gojë si sqep, mjaftueshëm të fortë për të kafshuar drurin dhe metalin. Ato jo vetëm që shkatërrojnë gjithcka që peshkatarët arrijnë të kapin në rrjetat e tyre por shqyejnë edhe këto të fundit. Grabitqari përmban ndërkohë tetrodotoksinë, "një toksinë jashtëzakonisht e rrezikshme nëse gëlltitet", që shkakton dështim të zemrës dhe ndalon funksionin e mushkërive.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00