Top News – Përplasje mes Italisë dhe Rusisë/ Italiani në pranga për spiunazh, dëbohen diplomatët
31/03/2021 21:31

Ndizen tensionet mes Romës dhe Moskës pas zbulimit të një operacioni të spiunazhit ushtarak, të përfunduar me arrestimin e një zyrtari të marinës ushtarake italiane, kapitenit të fregatës Valter Biot, dhe dëbimit të dy funksionarëve rusë me të cilët shkëmbente, përmes pagesave, dosje sekrete të ushtrisë dhe të NATO-s. Ministri i jashtëm Italian, Di Maio, tha se ky ishte një akt armiqësor ekstremisht i rëndë. Prokuroria ushtarake e Romës ka hapur zyrtarisht një dosje hetimi për arrestimin e zyrtarit italian dhe dëbimin e shtetasve rusë. Hipotezat janë dy: zbulim i sekreteve ushtarake dhe nxjerrjeve të lajmeve sekrete me qëllim spiunazhi. Tani ushtaraku italian rrezikon deri në 25 vite burg. Kapiteni i fregatës kishte patur akses në dokumenta të klasifikuara pasi ishte në shërbim në shtabin madhor të mbrojtjes. Shkëmbimi i dokumenteve, për 5 mijë euro ndodhi në një parking në kryeqytet atje ku edhe y bllokuan nga karabinierët. Të dy ata kishin rënë dakord për një shifër më të ulët, rreth 4 mijë euro, për dokumente të dhëna në të kaluarën. Ushtaraku italian akuzohet për nxjerrje lajmesh që cënojnë sigurinë e shtetit, spiunazh politik dhe ushtarak, shpërndarje lajmesh sekrete. Ai i kishte dhënë zyrtarit rus edhe dokumente të NATO-s. Ministria e jashtme bëri të ditur më pas se kishte thirrur ambasadorin rus për të dhënë shpjegime. Atij i është paraqitur protesta e qeverisë italiane dhe është informuar për dëbimin e menjëhershëm të dy funksionarëve rusë të përfshirë në këtë rast. Moska nga ana e saj ka kërcënuar se do të reagojë në mënyrë reciproke. Kremlini ndërkohë e ka quajtur xhest ekstrem atë të Romës dhe ka folur për një spio-mani.

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48