Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen e radhës së Nations League, atë me Gjeorgjinë një sfidë që është shumë e rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve në këtë kompeticion. Të drejtuar nga trajneri Sylvinho dhe stafi i tij, skuadra zhvilloi një stërvitje të plotë që zgjati pak më shumë se 1 orë.