Aktorja hollivuadiane Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga kanceri i gjirit. Lajmi u bë i ditur nga fëmijët e aktores në një komunikim me mediat e huaja. Më tej ata kanë falenderuar fansat e aktores për gjithë dashurinë dhe lutjet për mamanë e tyre, si dhe u kanë kërkuar që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Pas lajmit të hidhur, miku dhe ish-kolegu i saj, John Travolta bëri një dedikim dhe ndau një foto ku shfaqej me yllin e ndjerë.