Top News – Origjina e koronavirusit/ SHBA e shqetësuar-Kina ka shkruar raportin e OBSH
29/03/2021 23:17

SHBA janë seriozisht të shqetësuara për metodologjinë dhe mbi procesin me të cilin po hartohet raporti i OBSH mbi origjinën e covid 19, dhe një nga shqetësimet është se qeveria kineze me sa duket, ka ndihmuar në shkrimin e tij. Deklarata vjen nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Raporti mbi misionin e OKB në Ëuhan, do të publikohet të martën, por kanë dalë ndërkohë detaje domethënëse. Sipas ekipit të përbërë nga 34 ekspertë ndërkombëtarë dhe kolegët e tyre kinezë, konsiderohet shumë e mundur hipoteza që koronavirusi është transmetuar tek njeriu nga një lakuriq nate, përmes një kafshe tjetër ndërmjetëse. Në të njëjtën kohë, raporti vlerëson se është shumë e pamundur që virusi të ketë dalë nga një laborator në Ëuhan. Këto konsiderata ishin dhënë në fakt edhe pas përfundimit të misionit të ekspertëve në kinë. Pra në thelb, misteri mbi origjinën e sars covd 2 nuk është zgjidhur ende. Aq sa shefi i OBSH ka nënvizuar se të gjitha hipotezat mbeten në tryezë dhe meritojnë studime të thelluara. Para së gjithash, duhet individualizuar kafsha që ka transferuar virusin tek njeriu. Mungon një fjalë e fundit edhe për hipotezën e një transmetimi direkt tek njeriu përmes mishit të ngrirë. Sipas OBSH mundësia është e vogël, por nuk mund të përjashtohet. Për pistën e mishit të ngrirë, kina ka insistuar shumë. Ideja e origjinës së agjentit patogjen nga një vend tjetër, është përdorur nga pekini për të hedhur poshtë akuzat se e ka keqmenaxhuar emergjencën. SHBA, nën drejtimin e Donald Trump, ka udhëhequr frontin anti kinez, aq sa 007-tat amerikanë kanë hetuar edhe hipotezën e një daljeje të virusit nga laboratori i Vuhanit ku kryeheshin kërkime mbi koronavirusin. Me ardhjen e Joe Biden në shtëpinë e bardhë, gjërat nuk ndryshuan, madje në uashington, raporti i OBSH është pritur me shumë skepticizëm.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20