Top News – Orët e gjata të punës/ Studimi i OBSH-vrasin 745 mijë njerëz në vit
17/05/2021 12:23

Orët e gjata të punës po vrasin me qindra e mijëra njerëz në vit, sipas Organizatës botërore të shëndetësisë. Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745 mijë njerëz humbën jetën në 2016 nga infarkti dhe sëmundjet e zemrës për shkak të orëve të gjata të punës. Raporti doli në përfundimin se azia jug lindore dhe rajoni i paqësorit perëndimor, janë më të prekurit. OBSH po ashtu tha se tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Studimi doli në përfundimin se puna për 55 orë ose më shumë në javë, është e lidhur me 35 për qind më shumë rrezik infarkti dhe 17 për qind më shumë rrezik për humbje jete nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë. Studimi i kryer në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare të punës, po ashtu thuajse tre të katërtat e atyre që humbën jetën si rezultat i orëve të gjata të punës, ishin burra në moshë të mesme ose të vjetër. Shpesh, vdekja regjistrohet në një fazë më të vonë të jetës, ndonjëherë dekada pas orëve të gjata të punës. Ndërsa studimi nuk mbulon periudhën e pandemisë, zyrtarët e OBSH thanë se rritja e fundit e punës në distancë dhe ngadalësimi i ekonomisë, mund të kenë shtuar rreziqet e lidhura me orët e gjata të punës. Raporti nënvizon se orët e gjata të punës janë përgjegjëse për rreth një të tretën e sëmudjeve të lidhura me punën. OBSH sugjeron që punëdhënësit tani duhet ta marrin parasysh këtë situatë kur të vlerësojnë rreziqet e shëndetit nga puna të punonjësve të tyre. Një reduktim i orëve të punës do të ishte në të mirë edhe të punëdhënësve pasi ai ka treguar rritje të produktivitetit. Ekspertët thonë se ëhstë një zgjidhje e zgjuar mos zgjatja e orëve të punës edhe në një krizë ekonomike dhe të shëndetit publik si kjo në të cilën po kalojmë.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46