Kryeprokurorja e Bashkimit Evropian, Laura Kövesi në Forumin Ekonomik të Delfit foli për korrupsionin, drejtësinë dhe për skandalin e OPEKEPE, abuzimin me subvencionet bujqësore europiane. Kövesi deklaroi se ishte e tronditur nga mënyra se si funksionon sistemi në disa raste në Greqi. “Nëse bën një shkelje dhe vjedh para, i kthen dhe je i lirë”. Për të, kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me mënyrën evropiane të zbatimit të ligjit. Ajo theksoi se Zyra e Prokurorisë Publike Europiane synon një standard të përbashkët për të gjitha vendet dhe kush është pjesë e këtij mekanizmi duhet të përshtatet.