Viza më të aksesueshme dhe lehtësira për të marrë pasaportën britanike, kjo është oferta e londrës për qytetarët e hong kongut. Qeveria e boris johnson thotë se masa do të merret nëse kina nuk do të heqë dorë nga zbatimi i ligjit të ri mbi sigurinë në ish koloninë britanike. Përgjigjia e pekinit ka qenë e menjëhershme dhe përmes zëdhënësit të ministrisë së jashtme ka kërcënuar adoptimin e kundërmasave të nevojshme ndaj britanisë.