Virusi po rikthehet në evropë ndërsa kufizimet po zbuten. Drejtori për evropën i organizatës botërore të shëndetësisë, Hans Kluge, tha gjatë një konference për shtyp se evropa ka parë një rritje të numrit të rasteve të covid 19 që kur vendet nisën të zbusin kufizimet që kishin si qëllim frenimin e përhapjes së virusit. Kluge shtoi se dhjetra vende në evropë kanë parë rritje të shifrave dhe paralajmëroi se disa sisteme shëndetësore evropiane mund të rrezikonin sërish stërmundimin.