Irani ka këmbëngulur se nuk do të dorëzojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, një kërkesë kyçe kjo nga SHBA-të në negociatat për t'i dhënë fund luftës. Ebrahim Azizi, shefi i politikës së jashtme të vendit, tha se Teherani do t'i rezistojë çdo përpjekjeje për të zhvendosur "pluhurin bërthamor" nga Republika Islamike.