Top News – Një bllok antiperëndimor! / Kina, Rusia dhe rendi i ri botëror…
09/05/2022 13:44

Në këto kohë kthesash të mëdha duket se nuk vihen re shumë disa lajme, që në vetvete kanë potencialin e paralajmërimit të kthesave të mëdha. Kur Bundestagu votoi për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, një pasazh në fund të dokumentit ishte po ashtu shumë domethënës. Kinës i kërkohet me vendosmëri të heqë dorë nga miratimi i luftës si edhe të mbështesë një armëpushim. Kësaj i shtohej një kërcënim i qartë: Nëse Pekini do të minonte sanksionet perëndimore apo nëse do të dërgonte armë në Ukrainë, kjo do të sillte si pasojë edhe sanksione kundër Kinës. Paralajmërime të tilla para disa javësh ishin të pamendueshme, ashtu si edhe dërgimi i tankeve në Ukrainë. Europa shumë herë e përçarë, me fillimin e luftës në Ukrainë është bashkuar më shumë me SHBA. Se ku qëndron Kina në këtë konstelacion dihet prej kohësh. Ajo është në krah të Rusisë. Afrimi i Rusisë me Kinën në një bllok nuk është një vogëlsi. Ajo tregon një zhvendosje të rendit botëror. Pyetja që shtrohet është se sa i qëndrueshëm është blloku kinezo-rus në të vërtetë. Në fillim të Lojërave Olimpike Putini dhe Xi Jinping kishin bërë të ditur, se partneriteti kinezo-rus "nuk njeh kufi". Rusia dhe Kina bashkohen në atë që si fuqi ekspansive duan ta ndajnë botën në zona influence. Rusia po zhvillon për këtë një luftë brutale në Ukrainë. Kina kërcënon Tajvanin. Kundërshtari i përbashkët është SHBA. Megjithatë, blloku Rusi Kinë nuk është aq i fortë sa duket. Kina refuzon sanksionet ndaj rusisë por nuk po e ndihmon atë.

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48