Top News – Nis Samiti i G20 në Romë / Në qendër të diskutimeve, ndryshimet klimatike
30/10/2021 13:46

Liderët e njëzet vendeve më të pasura të botës që bëjnë pjesë në grupin G20-ës, filluan një samit dy ditor në Romë të Italisë për të diskutuar ndryshimet klimatike dhe ekonominë globale. Ky është takimi i parë me prani fizike i udhëheqësve të këtyre vendeve që nga fillimi i pandemisë së COVID-19. Pjesa më e madhe e diskutimeve pritet të fokusohet në ndryshimet klimatike, por edhe çështja e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit pritet të jetë ndër temat kryesore. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më 29 tetor paralajmëroi udhëheqësit e G20-ës që të ndërmarrin veprime dhe të tejkalojnë mosbesimin mes tyre në mënyrë që qëllimet për të përmiresuar situatën klimatike të përparojnë. "Ne ende jemi në afate kohore për të rregulluar gjërat dhe mendoj se takimi i G20-ës është mundësia për ta bërë këtë", tha Guterres. Papa Françesku, i cili u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Vatikan, tha se liderët politikë të botës duhet t'u japin brezave të ardhshëm "shpresë konkrete" se ata janë duke marrë masat e nevojshme. Presidenti amerikan merr pjesë në samitin e G20-ës, mirëpo aty mungojnë presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, të cilët planifikojnë të marrin pjesë përmes lidhjeve me video online. Ndërkohë, Biden pritet të bëjë presion që vendet të rrisin prodhimin e energjisë, për shkak të rritjes së çmimeve, si dhe të diskutojnë planet për të parandaluar pandemitë e ardhshme. Takimi i G20-ës po zhvillohet para konferencës së OKB-së për klimën në Glasgou të Skocisë. Liderët janë nën presion për ndërmarrë veprime që do të ulnin emetimet e dioksidit të karbonit në mënyrë që të vihet nën kontroll ngrohja globale. Grupi i G20-ës, që ndër të tjera përfshin Brazilin, Kinën, Indinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, përbën më shumë se 80 për qind të emetimeve të karbonit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55