Bisedimet në nivel teknik mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme, ashtu siç edhe ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Pakistanit. Zëdhënësi i ministrisë deklaroi se procesi negociues po vazhdon dhe se ndërprerja aktuale është vetëm e përkohshme. “Ky është vetëm një ndërprerje e përkohshme dhe jo një pezullim i procesit”, tha ai gjatë një konference për mediat.