Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kanë urdhëruar ushtrinë të vazhdojë zbatimin e armëpushimit në Libanin jugor, por pa u tërhequr nga pozicionet ku ndodhet aktualisht. Sipas raportimit të rrjetit izraelit Channel 12, vendimi është marrë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe synon të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit.