Operacionet ajrore në aeroportet e Lublinit dhe Rzeszoë-it kanë rifilluar pas mbylljeve të përkohshme të shkaktuara nga operacionet e aviacionit ushtarak, njoftoi të mërkurën Autoriteti i Trafikut Ajror të Polonisë. "Aeroportet në Lublin dhe Rzeszoë kanë rifilluar operacionet e fluturimit," tha agjencia në një postim në platformën X. Aviacioni ushtarak po operonte në hapësirën ajrore polake për shkak të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, njoftoi më herët ushtria polake. Ushtria gjithashtu bëri të ditur se kishte vënë në gatishmëri sistemet e saj tokësore të mbrojtjes ajrore dhe ato të zbulimit me radar, si një masë mbrojtëse për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore.