Top News – ‘Ndizen’ izolimet/ Evropa tenton të ndalë covid-in
02/11/2020 12:11

Gjermania, nga sot, hyn në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Numri i rasteve të reja në këtë vend u rrit të hënën për 12,097. Të dhënat e Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545,027. Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10,530 numrin total të tyre. Izolimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjasë një muaj. Belgjika, e cila po përjeton shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot. Ndërkohë që qeveria në Itali po diskuton për një ndalim qarkullimi në shkallë kombëtare nga ora 21 e mbrëmjes. Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria. Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra. Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 46 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë humbur jetën dhe mbi 31 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 9.2 milionë të infektuar dhe mbi 230,000 viktima.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55