Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli duhet të krijojë pavarësi sa i përket prodhimit të armëve, ndërsa marrëveshja 10-vjeçare e ndihmës ushtarake amerikane prej 3.8 miliardë dollarësh në vit pritet të skadojë në vitin 2028. Duke folur para oficerëve në Bregun Perëndimor, Netanyahu tha se, megjithëse vlerëson mbështetjen e SHBA-së, Izraeli duhet të ndërtojë një industri të pavarur ushtarake dhe të prodhojë vetë armatimet e nevojshme.