Federata Franceze e Futbollit ka lëshuar një tjetër urdhëresë që e ka vënë në qendër të kritikave. Së fundi është vendosur që të mos lejohet ndërprerja e ndeshjeve për t’u dhënë mundësi besimtarëve myslimanë që të ndërpresin agjërimin. Ndonëse në Francë ka rreth 6 milionë, ose 10% të popullsisë, të besimit mysliman, kjo nuk ka ndikuar aspak që federate e futbollit atje të tregojë solidaritet me futbollistët që agjërojnë.