Top News – NATO ‘ngrihet në këmbë’, raketat e Putinit drejt kufirit, ngrihen avionët luftarakë
09/07/2025 12:16

Anëtarja e NATO-s, Polonia, ngriti avionët luftarakë gjatë natës, ndërsa Rusia lëshoi një numër rekord dronësh dhe raketash drejt Ukrainës fqinje. Komanda operative e Polonisë tha se kishte vendosur gjithashtu sistemet e saj të mbrojtjes ajrore tokësore dhe radarët në "gjendjen më të lartë të gatishmërisë". "Masat e marra synojnë të garantojnë sigurinë në zonat që kufizohen me rajonet e kërcënuara", tha ushtria e Varshavës në një postim në mediat sociale, duke shtuar se ishte "plotësisht e gatshme për përgjigje të menjëhershme". Valët e sulmeve ajrore të Rusisë, veçanërisht në vendet afër territorit të NATO-s në perëndim të Ukrainës, e kanë shtyrë shpesh aleancën të ngrejë avionë luftarakë në fluturim. Rumania, e cila gjithashtu kufizohet me Ukrainën, ngriti avionë luftarakë në fillim të këtij muaji në përgjigje të sulmeve me dronë pranë kufirit. Anëtarët e NATO-s janë të detyruar kolektivisht t'u përgjigjen sulmeve ndaj vendeve të tjera të aleancës sipas Nenit 5 të traktatit themelues. Dronët dhe raketat që hyjnë në hapësirën ajrore të NATO-s nuk janë trajtuar si sulme ndaj aleancës deri më tani. Forcat ajrore të Ukrainës thanë herët të mërkurën se Rusia kishte lëshuar 728 dronë, gjashtë raketa balistike hipersonike Kinzhal dhe shtatë raketa lundrimi drejt Ukrainës gjatë natës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shumica e objektivave hyrëse u rrëzuan. Udhëheqësi ukrainas tha ky se ishte "numri më i lartë i objektivave ajrore në një ditë të vetme".

Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02