Top News – NATO ‘betohet’ për Ukrainën! / Rusia intensifikon sulmet, bombardime të jashtëzakonshme
30/06/2022 11:45

Lisiçansku vazhdon të jetë shënjestër e artilerisë së rëndë ruse, pasi zyrtarët rajonalë në lindje të Ukrainës, kanë thënë se ky qytet është subjekt i bombardimeve “të jashtëzakonshme”. Lisiçansku është qyteti i fundit që kontrollohet nga forcat ukrainase në lindje të shtetit. Udhëheqësi i administratës ushtarake për rajonin e Luhanskut, Serhiy Hayday, ka thënë se Lisiçansku, “është duke u bombarduar vazhdimisht me armë të mëdha” nga forcat ruse, të cilat po tentojnë të rrethojnë këtë qytet, meqë Moska synon të ketë kontrollin e gjithë Donbasit – rajon industrial në lindje të Ukrainës. Pas disa javësh luftime, si pasojë të cilave kanë vdekur qindra njerëz, Moska ka marrë kontrollin e Severodonjckut, po ashtu qytet në lindje të shtetit, dhe tani ka cak Lisiçanskun. “Luftimet janë duke vazhduar në hyrje të qytetit. Ushtria ruse është duke tentuar të sulmojë vazhdimisht”, ka thënë Hayday për televizionin ukrainas. “Tani është piku i luftimeve. Frekuenca e bombardimeve është e jashtëzakonshme”, ka thënë Hayday, duke shtuar se në qytet janë ende 15,000 civilë, në qytetin që para luftës kishte mbi 100,000 banorë. Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e saj të fundit, më 30 qershor, se luftimet në Lisiçansk tani janë të fokusuara afër rafinerisë së naftës, rreth 10 kilometra në jugperëndim të qendrës, duke shtuar se forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre pas tërheqjes nga Severodonjecku.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55