Top News – NASA dhe ESA, ‘luftë’ me asteroidet/ Në fund të vitit nis misioni i mbrojtjes planetare
01/07/2021 20:52

Nga të gjitha katastrofat natyrore, janë goditjet e asteroideve ato që kanë potencialin të zhdukin jetën në Tokë. Ashtu si dinosaurët takuan fatin e tyre me ndihmën e një asteroidi të madh rreth 66 milion vjet më parë, njerëzimi do të ishte në telashe serioze nëse do të ndodhte një gjë e ngjashme. Për fat të mirë shkencëtarët po ndërtojnë një hartë të asteroideve afër Tokës që një ditë mund të na shkaktojnë probleme. Gjetja e asteroideve është vetëm pjesa e parë e enigmës. Shkencëtarët kanë gjithashtu disa ide se si të shmangin përplasjet e mundshme në të ardhmen. Dy misione të reja duke u nisur nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës, ESA, do të provojnë një metodë të zhvendosjes së drejtimit të asteroideve që lëvizin drejt Tokës. Misioni DART i NASA-s, do të nisë disa pak pas 24 nëntorit të këtij viti, me anijen që do të mbërrijë në sistemin e asteroideve Didymos, 11 milion kilometra nga Toka, rreth një vit më vonë. Atje, ai do të trokasë në hënën e Didymos, një shkëmb më i vogël që orbiton asteroidin. A është e sigurt të provosh devijimin nga kursi të një asteroidi afër Tokës? Sipas profesorit Alan Fitzsimmons nga Qendra e Kërkimeve të Astrofizikës në Queen’s University në Belfast, është. "Teknika gjeniale që ekipi i NASA DART ka zgjedhur, është të piketojë një asteroid që mund të kalojë afër Tokës dhe më pas të shënjestrojë hënën e tij, sepse hëna lëviz rreth asteroidit më të madh ndërsa asteroidi rrotullohet rreth diellit," thotë profesori. “Dhe kështu ne do të përpiqemi të lëvizim hënën e asteroidit dhe kjo thjesht do të ndryshojë orbitën e saj rreth asteroidit dhe vështirë se do të ndikojë në vetë asteroidin e madh. Pra, është plotësisht e sigurt.” Misioni i ESA-s, Hera, do të monitorojë më pas sesi DART ndikoi në lëvizjen e hënës. Kjo do t'i informojë studiuesit për mundësinë e devijimit të shkëmbinjve më të mëdhenj, nëse paraqitet nevoja. Profesori Fitzsimmons, thotë se kjo është si një lloj "bilardoje kozmike". “Kur të godasim asteroidin me raketën tonë, ai do të lëvizë pak në drejtim të kundërt. Tani, ne e dimë që kjo do funksionojë, por nuk e dimë saktësisht se sa do të lëvizë asteroidi. Dhe kështu ky është qëllimi i misioneve hapësinore, për të matur se në c’masë mund ta lëvizim një asteroid," thotë ai. Sipas profesor Fitzsimmons, ky do të jetë rasti i parë në mbrojtjen planetare, i ndërmarrë nga njerëzimi.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55