Forcat amerikane u tërhoqën të mërkurën nga bazat e tyre të fundit në Irak; një largim që festohet si fitore nga Irani dhe aleatët e tij, që gëzojnë ndikim të madh në vendin ku humbën jetën 4,500 amerikanë gjatë më shumë se dy dekadave luftë. Megjithatë, që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003, SHBA ka mbajtur kontrollin efektiv mbi të ardhurat nga nafta e vendit, çka i ka dhënë Uashingtonit një ndikim të jashtëzakonshëm mbi çështjet e Bagdadit, me pasoja për dinamikat rajonale që përfshijnë Iranin.