Kapiteni i një fluturimi drejt Izraelit raportohet se u godit me thikë nga bashkëpiloti, duke shkaktuar një alarm për rrëmbim të avionit dhe një ulje emergjente. Avionë luftarakë izraelitë u ngritën në fluturim për të shoqëruar Boeingun 737 Max të FlyDubai që ishte nisur drejt Tel Avivit me 180 pasagjerë në bord, pasi ky i fundit lëshoi një sinjal emergjence. Avioni që u nis nga Dubai në orën 07:00 të mëngjesit, lëshoi një "kod emergjence" rreth 90 minuta pas nisjes, siç tregojnë të dhënat e gjurmimit. Alarmi u pasua nga kodi 7500, që nënkupton rrëmbim ose ndërhyrje të paligjshme, ndërsa avioni hynte në hapësirën ajrore jordaneze. Në të njëjtën kohë, avioni ndryshoi drejtim dhe u kthye drejt hapësirës ajrore saudite, duke humbur lartësi në mënyrë të frikshme, rreth 4000 metra brenda pak sekondash.