Top News – Më në fund e lirë/ Lëvizet anija që bllokoi kanalin e Suezit
29/03/2021 16:35

Më në fund, anija gjigande që bllokoi kanalin e Suezit për gati një javë, është e lirë. Pamjet filmike treguan sesi Ever Given 400 metra e gjatë u arrit të clirohej duke i hapur kështu rrugën anijeve të tjera që prisnin në radhë prej ditësh. 10 rimorkiatorë punuan pa reshtur për ta tërhequr Ever Given me shpresën t`I jepnin fund ngercit të saj dhe bllokimit te njërës prej rrugëve më të rëndësishme detare për tregtinë globale. Ekipe nga Egjipti dhe pjesë të tjera të botës kanë punuar pa reshtur që anija të drejtohej e t`I rikthehej lundrimit, por përpjekjet e mëparshme kishin dështuar. Kjo e fundit sakaq, u krye gjatë baticës kur uji në kanal mbërrin nivelin e vet më të lartë, cka ndihmoi që anija të lëvizte. Ever given, 224 mijë tonë është pothuajse e gjatë sa Empire State Building. 27 mijë metra kub rërë janë hequr deri tani në përpjekjet për lirimin e saj. Edhe pse nuk ndihmoi shumë në lëvizjen e anijes, kjo bëri që të cliroheshin helikat e bllokuara pas hasjes në cektinë. Për këtë episode do të ketë një hetim, pasi ekspertët tani thotë që erërat e forta në zonë dhe stuhia e rërës nuk janë të mjatueshme për të ndryshuar kaq fort kursin e një gjigandi të tillë, por dyshohet edhe për ndonjë problem teknik apo gabim njerëzor. Mësohet se kanali I Suezit po humbet 14 milionë dollarë në ditë nga tarifat e tranzitit, ndërsa miliarda dollare mallra janë bllokuar në më shumë se 350 anije që presin të kalojnë.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36