Kylian Mbappé e ka gjetur veten në qendër të retorikës politike në Francë. Sulmuesi bëri thirrje që të votohet kundër ekstremit të djathtë, pak orë para ndeshjes së ‘Gjelave’ kundër Austrisë. Pyetjet e zakonshme në lidhje me futbollin dhe sfidën me Austrinë, u anashkaluan kur në konferencën për media, sulmuesi foli hapur për frikën e rritjes së madhe të ekstremit të djathtë në vendlindje. Madje, Mbappe foli për një situatë ‘tmerrësisht të rëndë’