Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendet e Gjirit për t’u prezantuar aleatëve arabë marrëveshjen e re mes SHBA-së dhe Iranit, e cila po ngjall skepticizëm në disa kryeqytete të rajonit. Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti ishin ndër vendet më të prekura nga sulmet iraniane gjatë luftës së fundit, ndërsa Arabia Saudite, Katari dhe Omani u goditën në fazat përfundimtare të konfliktit.