Top News – Legjenda vazhdon të jetojë… / Ukraina: ‘Fantazma e Kievit’ nuk ka vdekur!
02/05/2022 15:54

Ndërsa trupat e vladimir Putinit vërshuan në Ukrainë, i ashtuquajturi Fantazma e Kievit u bë një simbol i rezistencës dhe shumë shpejt u quajt hero, në mesin e pretendimeve se asi i fluturimit kishte rrëzuar dhjetëra avionë armiq. Dhe kështu, ukrainasit u dëshpëruan kur dëgjuan që luftëtari trim mund të ishte vrarë në luftime, pas një propagande për pilotin e maskuar që rrëzonte avionët rusë. Javën e shkuar, Fantazma e Kievit mori një emër. Atë të 29 vjecarit Stepan Tarabalka, që vdiq në luftime më 13 mars. Ai, u nderua pas vdekjes me medaljen më të lartë ukrainase për trimëri në luftime, Urdhërin e Yllit të Artë, dhe me titullin Hero i Ukrainës. Por, forcat ajrore ukrainase, thonë tani se Tarabalka nuk është Fantazma e Kievit pasi e vërteta për pilotin mit, nuk ishte shumë e qartë. Ato paralajmëruan se asi është më shumë një karakter se sa një person i vërtetë. Në një postim në facebook, forcat ajrore ukrainase shkruanin: Fantazma e kievit ëhstë një legjendë, një superhero, karakteri i të cilit u krijua nga Ukrainasit. Mesazhi i kërkonte njerëzve të verifikonin burimin e informacionit para se ta shpërndanin atë dhe nënvizonte se Tarabalka, nuk ishte fantazma e Kievit dhe se ai nuk kishte rrëzuar 40 avionë. Postimi e përshkruante asin fluturues si një imazh kolektiv të pilotëve të forcës ajrore të brigadës taktike të aviacionit, që mbrojnë qiejt mbi kryeqytetin e vendit, dhe jo si një pilot i vetëm.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20