Boris Johnson dha dorëheqjen të enjten si lider i partisë konservatore britanike, duke hapur kështu rrugën për zgjedhjen e një kryeministri të ri, pasi dhjetëra ministra u dorëhoqën nga qeveria e tij e shënjuar nga skandalet. “Qartësisht është dëshirë e partisë konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë, si rrjedhojë edhe një kryeministër të ri”, tha Johnson duke folur para Doëning Street.