Gjermanët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri apo Budestagun, në zgjedhjet që pritet ta formësojnë të ardhmen e Gjermanisë dhe Evropës. Sondazhet sugjerojnë se do të jetë një garë e ngushtë për ta zëvendësuar kancelaren, Angela Merkel, e cila po tërhiqet nga politika pas 16 vjetësh në pushtet. Blloku i Merkelit CDU/CSU gjendet afër Social Demokratëve (SPD) të qendrës së majtë – që janë partneri më i vogël në koalicionin aktual qeverisës.