Top Channel/ Përplasje Francë-SHBA, thirret me urgjencë ambasadori- babai i Jared Kushner!
25/08/2025 11:52

Ambasadori amerikan në Paris, Charles Kushner, është thirrur për sqarime pasi i dërgoi një letër presidentit Emmanuel Macron, ku pretendonte se Franca nuk po bën mjaftueshëm për ta luftuar antisemitizmin. Ishte shefi i diplomacisë franceze ai që njoftoi se Kushnerit i është kërkuar të paraqitet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa insistoi se akuzat e tij “janë të papranueshme.” Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, pohoi mbrëmjen e së dielës se i mbështet komentet e kreut te misionit diplomatic të SHBA-së, duke shtuar : “Ambasadori Kushner është përfaqësuesi ynë i Qeverisë amerikane në Francë dhe po bën një punë të shkëlqyer në avancimin e interesave tona kombëtare në atë rol”. Thirrja e ambasadorit konsiderohet si shprehje zyrtare dhe publike e pakënaqësisë. Charles Kushneri është babai i dhëndrit të presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Ministria e Jashtme e Francës, në deklaratën e saj, tha se “Franca i hedh poshtë akuzat” nga Kushneri dhe se autoritetet franceze janë “plotësisht të mobilizuara” për të luftuar rritjen e akteve të antisemitizmit që nga sulmi i Hamasit në Izraelin më 7 tetor 2023, duke i cilësuar këto akte si “të patolerueshme.” Në letrën e publikuar vonë të dielën, Kushner shkruante se “deklaratat publike që qortojnë Izraelin dhe gjestet drejt njohjes së shtetit palestinez u japin guxim ekstremistëve, nxisin dhunë dhe rrezikojnë jetën hebraike në Francë”. Më tej, ambasadori i bënte thirrje Macronit “të veprojë me vendosmëri: t’i zbatojë ligjet kundër krimeve të urrejtjes pa përjashtim, të sigurojë mbrojtjen e shkollave hebraike, sinagogave dhe bizneseve … dhe të heqë dorë nga hapat që i japin legjitimitet Hamasit dhe aleatëve të tij”. Sipas ministrisë së jashtme franceze megjithatë, akuzat e Kushnerit shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi tjetër.

Top News – ‘Do të përdoren armët bërthamore’. Putin paralajmëron– Nuk ka garanci për të ardhmen
01/10 20:30
Top News – Lumenjtë e baltës ‘mbysin’ rrugët/ Moti i keq godet Kretën, dëme kolosale e viktima
01/10 20:00
Top Channel / Përshkallëzohen protestat në Francë /Mbi 600 të arrestuar nga përplasjet me policinë
01/10 19:21
Top News – Rusia gati për sulm! Kush prodhon armë për Ukrainën, do të goditet
01/10 14:17
Top News-SHBA kërcënon Francën e Gjermaninë/Hidhni në treg rezervat e naftës, ose ndalojmë eksportin
01/10 14:10
Top News – Morën ‘bekimin’ e Erdoganit. Zbardhen bisedimet sekrete midis Sirisë dhe Hezbollahut
01/10 13:38
Top News- Skandal në forcat e armatosura gjerman/ Qindra ankesa për dhunë e ngacmim seksual të grave
01/10 13:37
Top News- Irani pas sulmit terrorist! Netanjahu përmbahet, ‘nuk e dimë nëse ka gisht’
01/10 13:09
Top Channel/ Moska paralajmëron Europën: Do sulmojmë fabrikat e armëve që furnizojnë Ukrainën!
01/10 11:18
Top Channel/ “Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që shpëtoi avionin e Flydubai!
01/10 11:05
Top Channel/ “Welcome back”: Spanja përshëndet rikthimin e Anglisë në Bashkimin Europian!
01/10 11:04
Top News – Trump ‘i merr’ Seulit 200 mld dollarë. Investimet për IA, energjinë bërthamore dhe gazin
01/10 10:11
Top News – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton ekzekutimit
01/10 09:52
Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45
Top News – Erdogan mbyll median. ‘Bën propagandë për LGBTQ+, shkatërrojnë familjen’
30/09 20:45
Top News- Si u shmang tragjedia dhe sulmi me thikë në kabinën e pilotit, çfarë ndodhi?
30/09 20:05
Top Channel/ Sulm terrorist, Netanyahu: Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte avionin Dubai-Izrael
30/09 19:59
Top News – Irani merr përgjigje nga SHBA / Propozoi kthimin e armëpushimit, Trump ‘hesht’
30/09 18:14