Muharrem Llani është një nga 69 shqiptarët, që kërkohet në 194 shtete të botës, e për të cilin Interpol ka publikuar foton e vetme që disponon për të. Llani kërkohet nga Shqipëria dhe Italia, por sipas procedurave, në rast arrestimi ai së pari do të jetë subjekt gjykimi në Shqipëri, si vendi në të cilin ka kryer krimin.