Top Channel/ Dako rikthehet në burg! Merr fund liria për ish-kryebashkiakun e Durrësit
16/09/2025 19:36

Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit të kërkesës, u la në fuqi vendimi i GJKKO, që e dënon Dakon me 2 vite e 8 muaj burg. Kështu Dako, i akuzuar për korrupsion, pritet të rikthehet në burg për të vijuar pjesën e dënimin që i mbetet, ndërsa rreth një vit më parë u la në arrest shtëpie. Gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi që Dako të kalonte në arrest shtëpie, për shkak se kanë përfunduar afatet, ndërkohë që u urdhërua plotësim hetimesh. Në fuqi është lënë edhe dënimi përfundimtar me 2 vite burg për të bashkëpandehurit e Dakos, Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: 1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29
Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08
Top Channel/ Dita e 21/ Studentët e Politeknikut marshojnë drejt Mjekësisë, thirrje për bojkot dhe..
02/11 13:07
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë, autori i maskuar merr paratë në bankën te Komuna e Parisit
02/11 12:44
Top Channel/ Studentët në protestë, marshojnë nëpër fakultete dhe bëjnë thirrje për manifestim
02/11 12:42
Top Channel/ Lezha me pedonale të re, investimi me vlerë 62 milionë lekë përfundon në verë
02/11 12:32
Top Channel/ Artizania në Gjirokastër: Shqiptarët e Kosovës duan më shumë veshjet tradicionale
02/11 12:31
Top Channel/ Vdekja tragjike në Shkodër, 67-vjeçarja po kthehej nga pazari kur u përplas nga makina
02/11 12:26
Top Channel/ Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre dyshime për procedurën
02/11 12:24
Top Channel/ ‘Trashë i bie’/ Manja: Duhet të barazoheshin taksat me makinat elektrike, rrugën…
02/11 12:00
Top Channel/ ‘SPAK ka amnistuar krimin elektoral’, Berisha: Aty brenda qelbej era drogë se di…
02/11 11:58
Top News – Transferimi në burgun e Fierit. Helsinki: Veliaj duhet të njihet me arsyet e vendimit
02/11 11:51
Top News – I maskuar dhe i armatosur/ Grabitet banka në Tiranë, autori arratiset me monopatinë
02/11 11:49
Top News – Begaj dekreton Territorialen. U miratua me 85 vota në kuvend, hyn në fuqi
02/11 11:47
Top Channel/ Studentët e Politeknikut thirrje te Ekonomiku për bojkot: Bashkohuni me ne
02/11 11:38
Top Channel/ Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar
02/11 11:10
Top Channel/ E reja humb kontrollin, merr para këmbësoren, pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares
02/11 11:03
Top Channel/ Masa ‘detyrim paraqitje’, Berisha paraqitet në Spak
02/11 10:50
Top Channel/ Diskutohet projektligji për buxhetin 2027 për mjedisin, infrastrukturën dhe ekonominë
02/11 10:25