Top News- “Kam frikë nga Erion Braçe”, dosja e piramidave online, në lojë një agjent i infiltruar
16/09/2025 21:50

Dy postera të afishuara në një lokal në hyrje të Lushnjës reklamonin pasurimin e shpejtë në platformën mashtruese XUEX, duke bërë që shumë qytetar nga kjo zonë por dhe Divjaka apo qytete të tjera të vraponin për t’u bërë pjesë e saj.. Në dosjen hetimore, të siguruar nga Top Channel, zbardhen të gjitha hetimet se si u godit grupi I mashtruesve. Agjentët trokitën në këtë lokal në pronësi të Arbër Çelës dhe u shfaqën si investitorë. Ata që dhanë informacion për këtë investim ishin kamarierët që u prangosën gjatë aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, Emanuek Taullau dhe Flavio Mukaj. Sipas dosjes hetimore, Taullau ishte personi që I tregoi agjentit të policisë se duhet të investonte fillimisht të paktën 1 mijë euro. Aplikacioni nuk gjendej në Appstorë dhe PlayStorë, por instalohej përmes një linku në telefon e më pas përdoruesit bëheshin pjesë e një grupi në Telegram ku çdo ditë, në orën 14:20 dhe në orën 19:20, ata I bënin like faqeve që u dërgonte një person I quajtur Leo Smith në aplikacion. Kaq mjaftonte që paratë e investuara fillimisht të rriteshin 1% në ditë. Dhe brenda 45 ditësh, secili prej tyre mund t’i tërhiqte. E përfshirë në këtë skemë rezulton të jetë edhe një punonjëse e Bashkisë së Divjakës, bashkë me familjarë të saj. Në dosje, përmendet si organizator edhe Ereledio Shebeku, i shpallur në kërkim dhe që rezulton të jetë personi kyç që kontrollonte skemën. Në kontakt me agjentin e policisë, Ereledio kishte shprehur frikën për vijimin e aktivitetit pas denoncimit publik të bërë nga deputeti Erjon Braçe.

Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08