Top Channel/ Testamenti i Reshat Arbanës! Ja dëshira e madhe e aktorit në 85- vjetorin e lindjes
16/09/2025 17:39

Ky ishte stacioni im i 85-të. Unë nuk di në arrij dot ndonjë stacion tjetër, po në iksha nga kjo botë, koka do të mbetet pas dhe në zemër do të kem pishmanllëkun e madh dhe dëshirën e madhe të shoh në këtë Shqipërinë time të dashur demokracinë e vërtetë. I rrethuar mes familjarëve e miqve, Aktori i Madh Reshat Arbana dha një mesazh të fortë, si një testament jete… Lum ai që jeton gojeëmbël dhe zemërbardhë, thotë artisti mes emocionesh… -Ta duam më shumë njëri-tjetrin, të mos luftojmë njëri-tjetrin, të mos kacafytemi, mos të vritemi, mos të shahemi, se kjo Shqipëri e bukur po na lihet e bukur, por kam frikë se një ditë… uroj nuk ndodh gjë. Me talentin e rrallë, përkushtimin dhe energjinë shpërthyese në skenë, Arbana ka sjellë rreth 40 role në kinematografi e qindra të tjera në teatër, ndërsa thotë me binde se filma si Nëntori i Dytë nuk mund të ribëhen. Ne kemi si Kinostudio rreth 300 filma, 200 filma unë po i lë. 100 filma nuk i jap kurrë, sepse janë filma që nuk i bëjmë dot sot. Nuk e bëjmë dot as Çerçiz Topullin, as Nëntorin e Dytë, nuk kemi mundësi se për Ismail Qemalin nuk mund të gjejmë Sandër Pros më, është shumë e vështirë. Dashuria për artin nuk shuhet kurrë dhe për Reshat Arbanën, edhe pas 85 vitesh jetë e gjysmë shekulli karrierë, ka ende ëndrra në sirtar… Kam bërë role që nuk i kisha imagjinuar, i kam hyrë me frikë të madhe, por në fund dolën mirë. Sigurisht, falë punës së madhe, përkushtimit… Ali Pashën do të kisha qejf ta bëja, jam edhe në moshë që i ngjasoj Ali Pashë Tepelenës. Figurë kontraveste është, por duhet në fakt. Me zërin e tij unik e tejet imponues, Nderi i Kombit i dha zë shumë vargjeve portike, përfshirë veprën e Gjergj Fishtës, për të cilën shprehet se ia le trashëgimi brezave të rinj.

Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38
Top News – Ende të pastrehë pas tërmetit të 2019/ PS fut në Kuvend ligjin, rindërtimi program social
13/11 13:36
Top News – Tjetërsimi tokës në Povelçë. Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim
13/11 13:21
Top Channel/ Kapet me drogë në Qerret, 35 vjeçari arrestohet për shitje hashashi
13/11 13:15
Top News – Malazezi kapet në Shkodër / Anëtar i një grupi kriminal, kërkohej për trafik droge
13/11 13:14
Top News-Lista të hapura e proporcional kombëtar / PS gati, por me kusht-Jo më shumë se 101 deputetë
13/11 13:12