Top News – Kur dhe kush shpallet ‘non grata’/ Ambasada amerikane zbuloi rastet shqiptare
20/05/2021 10:27

I gjithë opinioni shqiptar u njoh me lajmin e bujshëm e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej kohësh SHBA kishte paralajmëruar ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar duke paralajmëruar prekjen e majave më të larta të politikës shqiptare. Po si arriti SHBA-ve deri në këtë pikë duke nisur me procesin e bërjes publike të zyrtarëve të padëshiruar në Shqipëri, duke ia refuzuar vizat amerikane, jo vetëm të zyrtarëve, por në bllok të familjarëve të tyre. Të tilla janë vendimet për disa gjyqtarë, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, deputetin Tom Doshi dhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako. Ambasada Amerikane 2 vite më parë e paralajmëroi ngjarjen e sotme, me një video-mesazh ku thotë se 14 shqiptarë të shpallur 'non grata'. Deri më sot 3 zyrtarë janë shpallur Non Grata nga SHBA ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe deputetit Tom Doshi. Ambasada e SHBA në Tiranë publikoi me anë të një video-mesazhi të shkurtër, por të qartë në faqen zyrtare duke deklaruar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i saj në Shqipëri. Por si e vendos SHBA-së rastin kur një zyrtar shpallet 'non grata'? Sipas saj të kërkuarit, pranuarit apo dhënien e parave, dhuratave, apo përfitimeve të tjera personale në shkëmbim të favoreve, të ofruara për shkak të postit, përvetësimin e fondeve publike, ndërhyrjen në procese gjyqësore, zgjedhore apo procese të tjera publike. Sekretari i shtetit mund ta përcaktojë individin dhe anëtarët e familjes në mënyrë publike apo private. Sekretari i shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në të gjithë botën, 14 prej të cilëve janë shqiptarë. Raste të tjera po vijnë. SHBA do t'iu hapin dyert zyrtarëve publikë me etikë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Zyrtarët e tanishëm dhe të kaluar të korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre rrezikojnë që të humbin privilegjin për të hyrë në SHBA në të ardhmen" mbyllet mesazhi i ambasadës së SHBA-së. SHBA është mbështetësja e fortë e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Nuk dihet ende se kush do jenë 11 zyrtarët e tjerë politikanë, njerëz të drejtësisë apo biznesmenë. Syri i Departamentit Amerikan të shtetit duket se është mbi Shqipërinë edhe politikanët tanë.

Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58