Presidenti rus, Vladimir Putin, dikur e quajti Xi jinping, liderin kinez, një luftëtar të vetmuar. Putin po bënte shaka, por ai përshkrim po fillon të duket gjithnjë e më me vend. Rusia i është bashkuar rreth 100 shteteve të tjera që mbështesin një rezolutë në Asamblenë Botërore të Shëndetit, që kërkon një hetim të pavarur mbi pandeminë e koronavirusit. Rezoluta e hartuar nga Bashkimi Evropian, vjen pas nismës së australisë për hetim mbi mënyrën se si Kina e menaxhoi fillimisht krizën