Top News – Kthimi në normalitet…/ Çfarë mund të bëni pas vaksinimit…
06/04/2021 10:54

E gjithë bota tani i ka hedhur sytë nga vaksina, me shpresën se ajo do të bëjë të mundur rikthimin në normalitet. Është diskutuar e ashtuquajtura Pasaportë e vaksinës që do të mund të rikthejë udhëtimet mes vendeve që pandemia i detyrori të mbyllnin kufijtë. Por, cfarë mund të bëni pas vaksinimit...? Ju mund të shijoni organizimet e vogla sërish, mirëpo duhet të vazhdoni të mbani maskën dhe të ruani distancën fizike. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka thënë se personat e vaksinuar plotësisht mund të mblidhen pa maska në ambiente të jashtme, me personat e vaksinuar po ashtu. Ky institucion përmend se mund të takoheni me personat që nuk janë vaksinuar, por janë të një familjeje dhe nëse ata persona konsiderohet se nuk janë shumë të rrezikuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, transmeton agjencia e lajmeve The Associated Press. Përveç organizimeve të vogla me persona të vaksinuar, apo me anëtarë të një familjeje, të vaksinuarit në SHBA, mund të udhëtojnë pa test në nisje dhe pas përfundimit të udhëtimit brenda SHBA-së, pa iu nënshtruar karantinës por edhe jashtë SHBA-së. Në publik, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që personat e vaksinuar të vendosin maska, të shmangin organizimet e mëdha dhe të qëndrojnë larg të tjerëve. Një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht dy javë pas pranimit të dozës së fundit të kërkuar të vaksinës. Udhëzimet për aktivitetet tjera për personat e vaksinuar vazhdojnë të jenë me doza kujdesi. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ende nuk inkurajon udhëtimin e panevojshëm, dhe ende nuk ka bërë ndonjë rekomandim për shkuarje nëpër restorante dhe vende tjera. Zyrtarët e këtij institucioni pritet që së shpejti të përditësojnë udhëzimet për të lejuar më shumë aktivitete teksa rritet shkalla e vaksinimit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55