Top News – Kryeson Japonia/ Pasaportat më të fuqishme në botë
07/07/2020 20:40

Para se covid 19 të shfaqej, bota po shijonte një liri më të madhe lëvizjeje krahasuar me cdo kohë tjetër në histori. Trafiku ajror po rritej prej dekadash dhe mbartësit mesatarë të pasaportave i gëzoheshin një aksesi pa vizë ose me vizë në mbërritje në 107 destinacione globale. Por pastaj erdhi ndalimi i udhëtimeve. Indeksi i pasaportave Henley, që periodikisht mat pasaportat që ofrojnë më shumë mundësi udhëtimi në botë, ka lëshuar raportin e tretë të saj, sipas të ciulit, qytetarët aziatikë vazhdojnë të kenë dokumenta udhëtimi që hapin më shumë dyer. Japonia kryeson duke ofruar akses pa viza ose me viza në mbërritje në 191 destinacione në botë. Singapori është në vend të dytë dhe koreja e jugut barazohet me gjermaninë në vend të tretë. Sidoqoftë, renditja aktuale nuk merr parasysh ndalimet e përkohshme të udhëtimeve për shkak të pandemisë. Javën e kaluar, BE publikoi listën e 14 vendeve banorët e të cilëve mund të lejoheshin të hynin në bllok nga 1 korriku, pas muajsh mbylljeje të kufijve të jashtëm. Japonia dhe koreja e jugut, ishin pjesë e listës, ashtu si edhe australia dhe kanadaja. Por, sipas henley & Partners, që edhe harton klasifikimin, shba, ishte një përjashtim i dukshëm, bashkë me brazilin dhe rusinë. Në indeksin aktual, shba është në vend të shtatë, por me ndalimin në BE, amerikanët kanë thuajse të njëjtin nivel të lirisë së lëvizjes si qytetarët e meksikës, që renditet e 25 në klasifikim. Pasaporta shqiptare ndërkohë renditet në klasifikimin e sivjetshëm e 54-ta, me 114 destinacione ku ajo mund t’i cojë mbartësit.

Top News – Satelitë të rrëmbyer e armë në orbitë / Hapësira, fusha e re e betejës në shekullin e 21
18/08 15:21
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16
Top News – Zjarret në Spanjë errësojnë qiellin në Britani / Mijëra ushtarë në luftë me flakët
18/08 15:09
Top News – Çfarë tha Putin që tmerroi ekipin e Trumpit…? Këshilltarët dolën me fytyra të zbehta
18/08 15:08
Top News – Mbrojtje si e NATO-s për Ukrainën / ‘Putin është i hapur për këtë ide’, konfirmon Witkoff
18/08 13:06
Top News – Izraelitët kundër luftës në Gaza / Dhjetëra e mijëra njerëz në shesh, tubimi më i madh
18/08 13:00
Top News – Pa burra, pa stres…Komunitetet vetëm për gra po lulëzojnë në Kinë
18/08 12:51
Top News – Liderët e Evropës ‘truproja’ të Zelenskit / E shoqërojnë në SHBA për takimin me Trump
18/08 12:51
Top News – ‘Edhe dy milionë viktima të tjera…’ / Rusia do ndëshkohet, Zelenski paralajmëron
18/08 12:49
Top News -‘Faleni’ Krimenë dhe harrojeni NATO-n! Zelenski sfidon Trump, tension në Shtëpinë e Bardhë
18/08 12:42
Top Channel/ Anglia “merr” fëmijët e Gazës: Evaukohen të miturit në gjendje kritike!
18/08 12:11
Top Channel/“S`na hidhni hi syve”, Amnesty International akuzon Izraelin: Uria në Gaza, e qëllimshme
18/08 11:32
Top Channel/ Zelensky në Washington, Trump: Ukraina ta “harrojë” Krimenë dhe hyrjen në NATO!
18/08 11:17
Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08 11:11
Top Channel/ Gjermania “përgatitet për luftë”? Bundeswehri “kërkon” 60.000 ushtarë!
18/08 11:07
Top News- Izraeli nën akuza për gjenocid/ Amnesty: Po shkakton uri të qëllimshme në Gaza
18/08 10:50
Top News- Gjermania kritikon Kinën/ Minstri gjerman: Po bëhet gjithnjë më agresive
18/08 10:19
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29