Top News – Kryeministri Holandez/ Nuk takoi nënën që po vdiste…
26/05/2020 20:21

Kryeministri holandez, Mark Rutte, nuk ka mundur të vizitojë nënën e tij, në javët para se ajo të ndahej nga jeta, për shkak të kufizimeve për koronavirusin, por qëndroi me të natën e fundit – tha një zëdhënës i kryeministrit. Të hënën, Rutte njoftoi se e ëma e tij, 96 vjecare, ishte ndarë nga jeta, për shkaqe natyrale dhe jo nga covid 19. “Ne i thamë lamtumirë asaj në një rreth të ngushtë familjar dhe shpresojmë që të mund ta përballojmë këtë humbje të madhe në paqe në të ardhmen”, tha ai në një deklaratë. Zëdhënësi i tij, sqaroi se kryeministri kishte zbatuar masat e kufizimit për koronavirusin dhe nuk e kishte vizituar të ëmën prej më shumë se 8 javësh. Sidoqoftë, masat e kufizimit lënë vend që t’i thuhet lamtumirë një pjesëtari të familjes në fazën e fundit dhe kryeministri qëndroi me të ëmën natën e fundit”, tha ai. E gjithë kjo vjen në një kohë kur qeveria në britaninë e madhe është nën një rrebesh kritikash pasi një këshilltar i lartë i kryeministrit Boris Johnson, përshkoi vendin gjatë periudhës së izolimit. Qeveria e johnson madje regjistroi dorëheqjen e parë të saj për këtë shkak, me ministrin për skocinë, daglas ross, që u largua në shenjë proteste. “Unë njoh njerëz që nuk i kanë dhënë lamtumirë të afërmve, familje që nuk kanë mbajtur dot zi së bashku, njerëz që nuk kanë mundur të shohin të afërmit e sëmurë sepse i bindeshin udhëzimeve të qeverisë”, tha ai. Nuk mundem tu them atyre se rregullat janë ndryshe për ta e ndryshe për këhsilltarët e qeverisë. Presioni për dorëheqjen e dominic cumming ka qenë i lartë por ky i fundit në një konferencë për shtyp u përpoq të justifikonte udhëtimin e tij, bashkë me të shoqen dhe të birin për 425 km, nga londra në durham, në kulmin e krizës së koronavirusit.

Top Channel/ Armiku i Putinit: Probleme madhore me financiat dhe rekrutimin, të ulet në negociata!
25/08 10:59
Top Channel/ Izraeli sulmon Jemenin: Breshëri raketash, “ferr” në Sana`a ”guxoni prapë”!
25/08 10:56
Top News- Vietnami në alarm nga tajfuni/ Evakuohen mbi 586 mijë persona
25/08 09:35
Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Ekzekuton ‘Kasapët e Buçës’ / Ukraina hakmerret me bomba në ditën e pavarësisë
24/08 17:30
Top News – 20 pasagjerë ‘dëbohen’ nga fluturimi/ Dramë në pistë, ‘nxehtësia e bëri të rëndë avionin’
24/08 15:44
Top News – Çdo verë më përvëluese se tjetra…Vala e të nxehtit që shkaktoi zjarre, thyen rekordet
24/08 15:31
Top News – ‘Të tregohet madhështia e Afrikës’/ Vendet afrikane kërkojnë të rivizatohet harta e botës
24/08 15:25
Top Channel/ Bota në krah të Ukrainës/ Festa e pavarësisë, Papa dhe Trump urojnë Zelenskyn
24/08 15:05
Top News – Armë me ‘aftësi superiore’ / Kim Jong un mbikqyr tetsimin e raketave të reja
24/08 13:56
Top News – Armenia pa ‘çizme’ ruse! Protestë kundër bazës ushtarake të Putinit
24/08 13:54
Top News – Ne vendosim të ardhmen e Ukrainës! Zelenski i drejtohet kombit në ditën e pavarësisë
24/08 13:53
Top News – Ukraina feston ditën e pavarësisë/Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev, ‘i ftuar special’
24/08 12:26
Top News – Zonjat e Para ngrihen për Gazën / Bashkëshortja e Erdogan letër për Melania Trump
24/08 12:25
Top News – Sisteme Patriot për Ukrainën / Norvegjia siguron më shumë mbrojtje ajrore
24/08 12:24
Top News – Siria shtyn zgjedhjet parlamentare / Nuk do zhvillohen në tre rajone për shkaqe sigurie
24/08 12:23
Top News – Qyteti i Gazës nën bomba / Izraeli vazhdon pushtimin, avionë e tanke në aksion
24/08 12:09
Top News – Ukraina sulmon centralin bërthamor / Rusia drejton gishtin, dronë gjatë natës mbi Kursk
24/08 11:54
Top Channel/ SHBA i bllokon raketat Ukrainës/ Ekspertët: Përpjekje për të zbutur Putin
24/08 11:01
Top Channel/ SHBA, shkarkohet shefi i DIA-s. E kritikoi Trump për raportin pas sulmit ndaj Iranit
23/08 23:02