Top News – Kroacia ktheu pas Vuçiçin / Ja kushtet e Zagrebit për të lejuar vizitën
18/07/2022 15:03

Pas disa përplasjeve diplomatike mes Kroacisë dhe Serbisë, të dielën, pas lajmit se presidenti Vuçiç do të shkonte në Jasenovac në një vizitë private, mediat serbe shkruajnë këtë të hënë se gjithcka duket se është sheshuar. Sipas tyre, autoritetet kroate janë shprehur se ato nuk janë kundër vizitës së Vuçiçit në Jasenovac por duan që vizita të bëhet zyrtare dhe për këtë kanë vendosur dy kushte. Kushti i parë është që për cdo detaj të arrihet dakordësi në nivel diplomatik dhe të njoftohen autoritetet përkatëse. Kushti i dytë është që vizita të mos bëhet deri në vjeshtë. "Kroacia do të lejojë ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiç në Jasenovac, por kjo është dicka për të cilën duhet të bihet dakord përmes kanaleve diplomatike. Presidenti serb, Aleksander Vucic, nuk kishte vepruar kështu por kishte njoftuar vetëm Milorad Pupovac duke i thënë se ai dëshironte të shkonte në Pakrac dhe Jasenovac. Nuk kemi asgjë kundër ardhjes së tij, por, është e nevojshme të bihet dakord paraprakisht për vizitën që megjithatë nuk do të mund të realizohet para vjeshtës”, tha një burim i afërt me qeverinë kroate. Presidenti serb të dielën tentoi të hynte në territor kroat pa u konsultuar me autoritetet, dhe qëllimi i tij ishte që të shkonte në Jasenovac, një vend ku Beogradi pretendon se janë kryer krime ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55