Parlamenti grek miratoi kërkesën e autoriteteve të Bashkimit Europian për heqjen e imunitetit të 13 deputetëve të Demokracisë së Re, që po hetohen në lidhje me skandalin e menaxhimit të miliarda eurove subvencione të Brukselit për bujqësinë. Imuniteti i tyre u hoq me shumicë dërrmuese, teksa vendimi procedurial i hap rrugë prokurorisë europiane që të hetojë pa pengesa rolin e tyre në shpërdorimin e fondeve të BE.