Gjykata Supreme e Spanjolle dënoi me 24 vjet e tre muaj burg ish-ministrin e Transportit, Hose Luis Abalos, në përfundim të gjyqit të parë për të ashtuquajturën "Çështja Koldo", një ndër skandalet më të mëdha të korrupsionit në vend. Abalos, dikur krahu i djathtë i kryeministrit aktual Pedro Sanchez, u shpall fajtor për një sërë akuzash të rënda, përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale, rryshfet, përvetësim të fondeve publike dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.