Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se ushtrimi i pozicionit të vendit si një shtet bërthamor është e vetmja mënyrë për t'u përballur me një situatë të paparashikueshme dhe të ndërlikuar të sigurisë globale, raportoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. "Incidente dhe ngjarje të paimagjinueshme dhe të habitshme" po ndodhin për shkak të lakmisë të forcave hegjemonike, duke i bërë konfrontimet në të gjithë botën më të dhunshme, tha Kim, duke fajësuar SHBA-në për luftërat në Europë dhe Lindjen e Mesme. Ai foli në një takim të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet, që u zhvillua nga e shtuna deri të hënën, tha KCNA.