Top News – Koreja e Veriut mbledh të mëdhenjtë/SHBA, Japoni e Kore e Jugut samit urgjent
02/04/2021 13:41

Çdo aspekt i politikës ndaj Koresë së Veriut” do të diskutohet kur këshilltarët e sigurisë kombëtare nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të takohen të premten, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.Ky është takimi i parë trepalësh i këtij lloji që kur Joe Biden ubë president.Analistët thonë se bisedimet zhvillohen ndërkohë që ekzistojnë dallime të rëndësishme në qëndrimin ndaj Koresë së Veriut mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios.Provokimet e fundit të Phenianit me lëshimin e raketave, reagimi koreano-verior ndaj koronavirusit si dhe diskutimet e fundit mes Kinës dhe Koresë së Veriut janë në axhendën e takimit, sipas zyrtarit amerikan i cili tha se “synimi ynë është të bëjmë një analizë të thellë që të na shërbejë për të udhëhequr procesin në të ardhmen”. Takimi në Akademinë e Marinës në Anapolis të Merilandit zhvillohet pasi Koreja e Veriut kreu prova me raketa kruz si dhe me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi."Çdo gjë që bëjmë në drejtim të Koresë së Veriut, ne besojmë se duhet bërë në partneritet dhe në harmoni me Japoninë dhe Korenë e Jugut,” tha zyrtari i lartë i administratës, i cili bëri komente me kusht që të mos identifikohej. Bisedimet në Akademinë e Marinës pasojnë vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Japoni dhe Korenë e Jugut. Këto vizita kanë për qwllimtë dëshmojnë se Presidenti Biden po përpiqet të fuqizojë aleancat e Amerikës në Azi, pas tronditjeve të shkaktuara gjatë administratës së mëparshme.Ish-Presidenti Donald Trump kritikoi Tokion dhe Seulin se po “shfrytëzonin” Amerikën dhe nuk kontribuonin sa duhet për nevojat e veta mbrojtëse nën ombrellën bërthamore të Amerikës.

Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40