Top News – Kina nuk ndalet…/ Vendos sanksione ndaj shtetasve Amerikanë e Kanadezë
28/03/2021 12:17

Pekini ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj dy amerikanëve, një kanadezi dhe një grupi për të drejtat e njeriut, për shkak të kritikave që ata i bën Kinës lidhur me trajtimin e ujgurëve në rajonin Xinjiang. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se këto masa të Kinës do të përqendrojnë më shumë vëmendjen në “gjenocidin” dhe shkeljet e të drejtave të ujgurëve etnikë dhe të grupeve të tjera myslimane në Xinjiang. “Përpjekjet e Pekinit për të frikësuar dhe heshtur ata që ngrenë zërin për të drejtat e njeriut dhe liritë thelbësore vetëm kontribuojnë në presionin ndërkombëtar mbi gjenocidin që po vazhdon dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang”, tha Blinken. Ky vendim i Kinës vjen pasi Bashkimi Evropian, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara javën e kaluar sanksionuan disa anëtarë të udhëheqjes politike dhe ekonomike të Xinjiangut, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në këtë rajon. Ditëve të fundit, Kina është kundërpërgjigjur duke njoftuar sanksione ndaj zyrtarëve publikë dhe qytetarëve të BE-së, Britanisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë qenë kritikë ndaj politikave të Pekinit. Ministria e Jashtme e Kinës ka akuzuar SHBA-në dhe Kanadanë për vendosjen e sanksioneve “bazuar në thashetheme dhe dezinformata”. Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se të paktën një milion ujgur dhe grupe të tjera myslimane gjenden në kampe në Xinjiang. Këto grupe po ashtu kanë akuzuar autoritetet kineze se po detyrojnë gratë të sterilizohen dhe po detyrojnë këtë popullsi që të bëjnë punë të detyrueshme.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36