Top News – Kina ‘mbyt’ një tjetër zë të lirë/ Hong Kong, mbyllet gazeta prodemokratike Apple Daily
23/06/2021 22:30

Në Hong Kong, kompania që zotëron gazetën pro-demokraci Apple Daily, njoftoi të mërkurën se do të ndalë botimin e saj këtë javë. Kompania Next Digital është një ndër pronarët më të mëdhenj të grupeve mediatike në Hong Kong. Ajo nxori të mërkurën një deklaratë për shtyp ku njofton se botimi i gazetës në shtyp dhe në formë dixhitale nuk do të vazhdojë përtej 26 qershorit, duke shtuar se “rrethanat aktuale në Hong Kong” u bënë shkak për këtë vendim. Grupe mediatike lokale njoftuan se pritet që gazeta Apple Daily të nxjerrë numrin e fundit të enjten. Apple Daily dhe botuesi i saj 73-vjeçar, Jimmy Lai i cili themeloi dhe zotëron kompaninë Next Digital, kanë qenë në shenjestër të autoriteteve të Hong Kongut që kur Kina vuri në zbatim ligjin e ashpër të sigurisë kombëtare vjet në qershor në përgjigje të protestave masive anti-qeveritare të 2019-ës. Zyrat e gazetës u bastisën vjet në gusht pasi zoti Lai u arrestua nën dyshimet për komplot me forca të huaja. Vendimi për të mbyllur gazetën Apple Daily merret një javë pasi mbi 500 policë bastisën zyrat e gazetës dhe arrestuan kryeredaktorin Ryan Laë dhe katër drejtues të tjerë të gazetës dhe kompanisë, Next Digital. Zoti Lai aktualisht po vuan një dënim me 14 muaj burgim për pjesëmarrje në tubime të paatorizuara në 2019. Zotërimet e tij në kompaninë Next Digital u ngrinë nga qeveria në maj. Njoftimi për mbylljen e gazetës Apple Daily vjen në një kohë kur 24-vjeçari nga Hong Kongu Tong Ying-kit, u bë i pandehuri i parë që del në gjyq nën akuza të ngritura në bazë të ligjit të ri për sigurinë kombëtare. Zoti Tong akuzohet për terrorizëm dhe nxitje të lëvizjes për pavarësi pasi kishte vënë në motoçikletën e tij një flamur ku shkruhej “Liri për Hong Kongun, Revolucioni i epokës sonë”, një parullë që mori popullaritet gjatë protestave masive të 2019 që u pasuan me miratimin e ligjit për sigurinë kombëtare. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35