Kryeministri Edi Rama, ka udhëtuar direkt nga Spanja ku po merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Internacionales Socialiste për në Shkodër, për të ndjekur karnavalet. Ai qëndroi në shesh për disa minuta sëbashku me qytetarët duke parë spektaklin e dritave dhe ngjyrave të lightshoë. Tani Rama po merr pjesë në festën e organizuar në bashki ndërsa pritet të qëndrojë edhe nesër në Shkodër.