Top News – Ju na jepni armë, ne luftojmë Putinin / Ukraina, thirrje perëndimit për më shumë ndihmë
14/03/2022 12:29

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje Perëndimit që ta furnizojë Ukrainën me armë dhe të zbatojë më shumë sanksione kundër Rusisë, me qëllim që të parandalohet, siç tha, përfshirja e vendeve të tjera në një konflikt më të gjerë. Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që të bëjnë më shumë për ta ndihmuar atë që t’i rezistojë pushtimit rus. Disa qeveri perëndimore kanë shprehur frikën se një veprim i tillë mund të tërheqë vende të tjera në luftë, përfshirë vendet anëtare të NATO-s. “Për ata jashtë Ukrainës që kanë frikë se mund të tërhiqen në një luftë të tretë botërore... Ukraina po lufton me sukses. Ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni të luftojmë. Na i siguroni të gjitha armët e nevojshme”, shkroi Kuleba në Tëitter. “Zbatoni më shumë sanksione kundër Rusisë dhe izolojeni atë plotësisht! Ndihmojeni Ukrainën që ta detyrojë Putinin të dështojë dhe do ta shmangni një luftë më të madhe”, tha Kuleba. Perëndimi po e ndihmon në fakt Ukrainën me armatim dhe fonde. Por, pavarësisht apeleve të Ukrainës, perëndimi ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, nga frika se një gjë e tillë do të mund të shkaktonte një luftë të tretë botërore.

Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02